Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës është dëmtuar shumë si pasojë e zhvillimeve të fundit politike.
Në emisionin “DPT te Fidani”, Kryeziu po ashtu theksoi se Kosova ka shumë nota negative nga ndërkombëtarët, si pasojë e ngërçit politik, transmeton Klankosova.tv.
“Kemi shumë nota negative nga ndërkombëtarët, sepse ne nuk po mundemi me i kriju institucionet”, u shpreh Kryeziu.
Ndërsa sa i përket vendimit të Kushtetueses sa i përket dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e kuvendit, Kryeziu tha se nuk ia ka idenë se çfarë interpretimi do të marrë Gjykata.
https://www.youtube.com/watch?v=7s2HfsIckrU
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.