Otorinolaringologu Arsim Thaçi ka marr pjesë në një operacion të rrallë që është kryer në QKUK.
Ai për emisionin Info Magazine në Klan Kosova tregoi se bëhet fjalë për një pacient të moshës 19-vjeçar nga Hani i Elezit që kishte një tumor në thellësi të hundës.
Pacienti është ankuar fillimisht në QKUK për gjakderdhje të përsëritur nga hunda dhe bllokim të njëanshëm të hundës. Mjekët gjatë ekzaminimit endoskopik e kanë parë që bëhet fjalë për një masë tumorale të njëanshme.
Thçi shprehet se këtë intervenim e ka kryer në mënyrë vullnetare në QKUK.
“Me vetë dëshirë e vetiniciativë i jam bashkëngjitur këtë vit dhe vitin e kaluar klinikës së ORL-së në QKUK për qëllime e punë humanitare. Këto janë kryesisht tumore që trajtohen jashtë institucioneve të Kosovës sepse trajtohen në qendra speciale”.
“Operacioni është kryer komplet nga zgavrat e hundës dhe tumori është hequr komplet nga aty pa prerje nga jashtë”, sqaron Thaçi, duke thënë se ky lloj operacioni është kryer për herë të parë në Kosovë.
https://www.youtube.com/watch?v=uEhRis_r-L8
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.