Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS i OKB) të do të debatojë në Nju Jork për raportin e ri të punës së UNMIK-ut në Kosovë të enjten më 9 prill, është bërë e ditur në ueb-faqen zyrtare të kësaj organizare.
Seanca pritet të mbahet nga ora 16:00.
Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi punën e UNMIK-ut do të prezantohet nga shefi i ri i misionit të OKB-së në Kosovë, Peter Due, i cili e mori detyrën janarin e këtij viti.
Klankosova.tv gjatë ditës së djeshme publikoi këtë raport, i cili përfshin periudhën e fundit raportuese, ku përfshihet situata politike dhe ajo e sigurisë në Kosovë dhe rajon.
Po ashtu, vlerësohet se nuk ka pasur progres domethënës në dialogun Kosovë-Serbi, në udhëheqjen e BE-së.
Gjithashtu, thuhet se seancat e këtilla po shqyrtohet që të mbahen të mbyllura.
Lexojeni më poshtë raportin:
https://klankosova.tv/ks-i-okb-diskuton-per-kosoven-kete-muaj-nuk-sheh-progres-ne-dialogun-me-serbine/
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.