Lajmet e fundit

“Ka qenë një garë shumë e fortë dhe ka pasur një atmosferë të jashtëzakonshme atje”, ka thënë Kuka për Klan Kosova.
“Kam shkuar në garë pa presion fare. Kam luftuar pa presion dhe gjithçka ka shkuar shumë mirë”, ka shtuar ajo.
Ndërsa Majlinda Kelmendi ka arritur ta fitojë medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Abu Dhabit.
“Gara në Tashkin ka shkuar jashtëzakonisht mirë. Duke e marrë parasysh faktin që nuk kam garuar qe 14 muaj ka qenë një periudhë jashtëzakonisht e vështirë për mua”.
“Atë ditë jam ndier jashtëzakonisht mirë, jo për shkak të fitimit të medaljes por për shkak të periudhës së vështire nëpër të cilën kam kaluar”.
“Në çdo garë që marr pjesë, ndjehem se jam më e mira. Ky vetëbesim më ndihmon shumë”.
“Me trajnerin (Driton Kuka) shpesh herë diskutojmë dhe nuk pajtohemi për shumë gjëra. Unë kam shumë dëshire të garoj, ndërsa ai është më i ftohtë në vendimet që merr”.
klankosova.tv