Jeremy Clarkson, Richard Hammond dhe James May do të ribashkohen dhe duket se ata do ta rinisin pikërisht aty ku e kishin lënë me Top Gear.
Treshja e famshme u mblodh bashkë pasi BBC e shkarkoi Clarkson nga emisioni Top Gear pas disa mosmarrëveshjesh dhe Clarckson ka folur për karakteret e tyre të ndryshme, duke e krahasuar treshen si një gatim i përzier me vezë… “por që funksionon”.
Një video promocionale për turin e tyre të ardhshëm do të ngacmojë imagjinatën e adhuruesve të tyre, pasi në të shfaqet një gallatë e organizuar nga lideri i bandës Clarkson, ku përfshihet një vinç, një piano e ngritur lart në ajër dhe një makinë klasike që qëndron në tokë.
https://www.youtube.com/watch?v=R5eo-jcirbY

●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.