I veshur krejt në të zezë, e në qetësi lëvizi rrugëve të Suharekës.
Këtë veprim Sokol Halili, e bëri menjëherë pasi vrau ish-gruan e tij, shtatzënë, Hamide Magashin, para Klinikës së Gjinekologjisë.
E përderisa turpi i saj, në natën kritike, qëndronte ende të vendi i ngjarjes, ky shfrytëzoi një taksi, i cili më pas edhe u intervistua nga policia, për të lëvizur nga fshati Duhel për në Suharekë, aty ku frekuentoi edhe një market.
Sipas burimeve të televizionit, i njëjti rrugës edhe e humbi telefonin në mënyrë që të mos gjurmohet nga policia, njofton Klan Kosova.
Por, këta të fundit mesditën e së premtes, e gjetën në shtëpinë e tij ku edhe i bënë thirrje të dorëzohet.
Sokol Halili nuk pranoi ta bëjë këtë, por vendosi të shtie mbi vetën në një nga dhomat e katit të dytë të shtëpisë së tij.
Kryeprokurori i Ferizajit, Shukri Jashari, deklaroi se Haliti, vdiq rrugës për në emergjencë.
Që Halili mbërriti pa shenja jete e konfirmoi edhe mjeku i Emergjencës në Prishtinë, Florim Bekteshi.
Derisa, trupi i tij u morë nga mjekësia ligjore, të shtëpia policia po bënte hetime në detaje.
Kur këta përfunduan punë, aty thirrën edhe ekipet e zjarrfikësve për të pastruar vendin e ngjarjes.
E edhe pse krejt procesin hetimor të policisë e përcolli nga afër, babi i të ndjerit nuk thanë gjë për vetëvrasjen e të birit.
Megjithatë, familjarët e Hamide Magashit, dyshojnë se Sokol Halili, vrasjen e saj nuk e kreu vetw, por u ndihmua edhe nga tre persona të tjerë.
https://www.youtube.com/watch?v=ERmYXCnO6U0
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.