Kompania e telekomunikacionit e udhëhequr nga qeveria kubaneze ka nënshkruar një marrëveshje me gjigantin Google, përmes së cilës do të mundësohet qasje më të shpejtë në produktet e saj, transmeton Klan Kosova.
Përmes kësaj marrëveshje është paraparë që Google të instaloj server në Kubë që të përmirësoj shpejtësinë e internetit për qasje në shërbimet e Google, duke përfshirë Gmail dhe YouTube.
Google dhe Etecsa kanë nënshkruar marrëveshjen në javët e fundit të presidencës së Barack Obama.
Ende nuk dihet në qoftë se pasardhësi i tij do të ndryshoj politikat amerikane ndaj Kubës.
Presidenti Obama ka rivendosur marrëdhëniet me Kubën gjatë këtij viti, pas më shumë se pesë dekadash armiqësie në mes të dy ish rivalëve të Luftës së Ftohtë.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.