Lajmet e fundit

Disa kalime dhe rrugë të vjetra gjithashtu edhe të ngushta nuk kishin as shenja të vendosura sepse nuk kishte fare nevojë për to.
Deri vitin e kaluar, njerëzit vështirë e kuptonin se kishin kaluar midis dy kombeve , nganjëherë ishte vështirë ta kuptoje se në cilin vend po kaloje.
Mirëpo një tabelë e vogël blu me leximin "Sverige" ishte treguesi i vetëm që norvegjezët kishin se po largoheshin nga vendi i tyre për në Suedi.
Por me qasjen e Suedisë për të luftuar pandeminë e koronavirusit që është dukshëm më e relaksuar se ajo e Norvegjisë, mënyra e vjetër e kufijve është vetëm një kujtim, të paktën tani për tani.
Sot makinat që i afrohen kufirit midis Norvegjisë dhe Suedisë zakonisht hasin në personelin ushtarak, patrullat e policisë ose barrikadat fizike.
Katërmbëdhjetë muaj pas deklarimit të pandemisë, kufizimet e rrepta të udhëtimit norvegjez zbatohen ende përgjatë kufirit më të gjatë se 1000 milje dhe vetëm ata që janë të gatshëm të kalojnë një karantinë 10-ditore mund të kalojnë këtë kufi.
E gjithë kjo ka për tu lehtësuar së shpejti sepse Suedia ka në plan të rihapë kalimet kufitare me shtetet fqinje duke përfshirë Norvegjinë nga e hëna.
Njerëzit janë të ndaluar të pinë kafe me fqinjët e tyre në vendin fqinj ose të festojnë ditëlindje. Për një farë kohe, atyre madje u ndalohej të shkonin në punë.
Të afërmit e ngushtë nuk e kanë parë njëri-tjetrin për më shumë se një vit, çiftet e martuara nuk mund të takohen dhe njerëzit pengohen të marrin pjesë në dasma dhe funerale - të gjitha për shkak të këtyre barrikadave të panevojshme.
Fotografi Adrian Øhrn Johansen është gati të botojë një libër me dokumentacionin e tij të pikave të kalimit kufitar midis vendit të tij të lindjes, Norvegjisë dhe Suedisë.
Libri do të botohet nga botuesi suedez në revistën "Journal".
