Ambasada e Shteteve të Bashkuara, ajo e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, e kanë uruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, paritet politike dhe votuesit e Drenasit, për kulturën demokratike që kanë treguar në zgjedhjet e fundit për kryetar të Komunës.
Në këtë kumtesë për media të dërguar nga këto ambasada, Drenasit i referohen me emrin Gllogoc, sikurse e kishte kur Kosova ishte nën regjimin e Serbisë.
“Kjo zgjedhje tregoi një përkushtim të fuqishëm nga ana e të gjithë akterëve - duke përfshirë qytetarët - ndaj mbështetjes së institucioneve demokratike dhe mbajtjes së zgjedhjes që ishte në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e përbashkët të përfaqësive diplomatike që operojnë në Kosovë.
Ndërkombëtarët me misione diplomatike në Kosovë, deklarohen se shpresojnë që ngjashëm do të ndodhë edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen me 18 dhjetor.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.