Mijëra aplikacione kanë dalë sipas një zbulimi e të cilat mund të instalohen në Smartphonin tuaj dhe që mund të keqpërdorin të dhënat tuaja.
Forensiq brenda 10 ditëve bëri një gjurmim nga i cili u zbulua një numër i madh aplikacionesh në Apple dhe pajisjet Android.
Për këtë periudhë u zbuluan mbi 5000 aplikacione të cilat ishin të panjohura.
Ato paraqesin rrezik për përdoruesit e pajisjeve të tilla telefonike pasi që mund të keqpërdoren të dhënat personale.
Ato janë mashtruese duke u ofruar tek aparati juaj dhe më pas duke u instaluar, ka raste edhe kur nuk mund të shihen, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.