Sipas një raporti, Aaron Carter nuk la pas një testament.
Artisti vdiq në moshën 34-vjeçare në fillim të këtij muaji dhe la pas një djalë njëvjeçar të quajtur Prince.
Megjithatë, po lindin pyetje se çfarë do të ndodhë me financat e yllit dhe kush do ta trashëgojë pasurinë e tij.
Burime familjare i thanë TMZ-së se ai nuk kishte përgatitur ende një testament në kohën e vdekjes së tij. Megjithatë, media vuri në dukje se Prince ka të ngjarë të bëhet përfituesi i pasurisë së Aaron, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.