Për të nderuar veprën e 21 policëve që ranë në detyrë, të martën kolegët e tyre parakaluan qendrës së kryeqytetit.
Në këtë ceremoni të pranishëm ishin udhëheqësit shtetëror e përfaqësuesit diplomatik.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca vlerësoi lart kontributin e policëve të rënë në detyrë, derisa shtoi që për ta duhet punuar ende.
Ndërsa ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, veç lavdeve që thuri për policinë, i hyri në fushë pak edhe Albulena Haxhiut të drejtësisë.
Ky u kërkoi organeve të drejtësisë të marrin seriozisht veprimet e policisë.
Derisa, drejtori i policisë Samedin Mehmeti, familjarëve të të vdekurve u tha se duhet të ndihen krenar.
Për të shënuar ditën memoriale për zyrtarët policorë të u vendosen edhe kurora lulesh tek lapidari që mban emrin e tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=6RugrYquS-0
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.