Trajneri i mirënjohur i xhudos Driton Kuka, dhe ish-fituesja e medaljes së artë në "Rio 2016" Majlinda Kelmendi, janë nisur për në Holandë.
Në fakt ata po e shfrytëzojnë mundësinë për t'i takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, pasi arsyeja e vërtetë e vizitës atje është dakordimi i programit drejt Lojërave Olimpike në Paris me federatat mike të Holandes dhe Gjermanisë.
Ai theksoi se rrugëtimi i tij dhe Majlinda Kelmendit, kanë një të përbashkët me UÇK-në.
Kuka theksoi se ky rrugëtim ka qenë plot vështirësi por që kanë arritur të sjellin fitore historike.
Trajneri i mirënjohur tha se lufta e popullit të Kosovës ka qenë fryëzim i yni në çdo betejë.
"Ashtu është edhe beteja e radhës së krerëve të UCK-së, të cilët do të dalin fitues nga një betejë e pabarabartë, që burimin e ka në raportin skandaloz dhe të padrejtë të senatorit Dick Marty" - tha Kuka.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.