Trajneri i xhudos, Driton Kuka, i ka komentuar performancat e xhudistëve kosovarë që morrën pjesë në garat e Kupës Evropiane në Dubrovnik të Kroacisë, transmeton Klan Kosova.
Kuka ka thënë se paraqitja e djeshme e garuesve realisht nga këndi i tij i jep shumë për të dëshiruar.
“Laura,Flaka e Erza si potencial për medalje serioze për të rritura patën mangësi sidomos sulmet për hedhje! Performanca e tyre fizike ishte e mirë por teknikisht nuk ishin as për së afërmi nga ajo që duhet të jenë!”.
“Medaljet janë gjithmonë sukses por konkurrenca nuk ishte aq e fortë siç është në gara të niveleve ku fitohen pikët Olimpike, as për së afërmi bile”.
“Nakamura i cili normalisht duhet të garoj në 66 kg,mori medaljen e artë dhe tregoj që ka mundësi e potencial por i duhet shumë punë e madhe,përgatitja fizike ishte jo e duhura!”
“E diela zakonisht më shërben për analiza dhe nga kjo pjesë ndava me ju vlerësimin tim për garën e mbajtur dje në Dubrovnik!”, ka shkruar Kuka në rrjetin social Facebook
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.