Kongresi i Federatës Europiane është duke organizuar një event ku po nderon europianët që u përfaqësuan mirë në Lojërat Olimpike dhe xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi do të jetë një nga të nderuarat e kësaj nate, njofton Klan Kosova.
Trajneri i saj, Driton Kuka, ka postuar një foto në llogarinë e tij në Facebook bashkë me Kelmendin, derisa ka thënë se përkundër që Europa po krenohet me kosovaren, ne si popull ende nuk kemi viza për të udhëtuar lirshëm në Europë.
“Europianët medalistë nga Lojërat Olimpike në Rio sonte do marrin shpërblimet për prezantimin e suksesshëm të Europës. Një nga medaljet e arta Kontinentit tonë ja ka sjell Majlinda”.
“Kosova ende s’ka liberalizim vizash e Europa po krenohet me të”, ka shkruar Kuka.
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.