Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka thënë se tre medaljet e fituara në Grand Slamin e Tbilisit, qofshin motiv për kombëtaren e Kosovës ndaj Izraelit, në kuadër të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Kuka theksoi se pret që edhe boksi dhe mundja të arrijën normën olimpike për Lojërat Olimpike në Paris, transmeton Klankosova.tv.
“Puna do vazhdoj fuqishëm si gjithmonë! Shkojmë tutje … Gara është kualifikuese për Lojëra Olimpike dmth ajka Botërore e jo ndryshe!”.
“Tashmë Xhudo i ka 4 Norma Olimpike duke pritur e besuar që edhe boksi e mundja eventualisht të arrijnë Norma Olimpike për Paris. Të punohet ma seriozisht e jo fjalë e llafe edhe në sporte tjera që s paku Norma Olimpike të fitohet. Medaljet tona qofshin motiv për Kosovën kundër Izraelit sonte në ndeshje futbollistike”, shkroi Kuka.
Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.