Xhudistja Loriana Kuka, është mposhtur në gjysmëfinale nga xhudistja holandeze Natascha Ausma.
Ausma, fitoi ndaj Kukës me anë të një Wazzari.
Xhudistja kosovare do të garojë për medaljen e bronztë në Grand Slamin e Bakus.
Loriana Kuka e kaloi raundin e parë pa luftë, teksa në të dytin triumfoi me IPPON ndaj gjermanes, Teresa Zenker.
Në çerekfinale, Kuka eliminoi me dy Wazzari xhudisten holandeze, Guusje Steenhuis.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.