Loriana Kuka, është vetëm një fitore larg medaljes së bronztë në Mastersin e Dohas, pasi e ka mposhtur xhudisten kubane Kalimea Antomarchi të mërkurën në repechage.
Xhudistja kosovare nuk hasi në vështirësi të mëdha për ta mundur kubanen në luftën gjysmëfinale për medaljen e tretë më të mirë në turneun e Katarit në kategorinë deri në 78 kilogramë.
23-vjeçarja nga Peja e hodhi në dysheme Kalimean dhe shënoi pikë IPPON.
Në finale për medaljen e bronztë, Kuka do të përballet me garuesen britanike Natali Powell.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.