Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka bërë të ditur, se tetë medalje të arta e shumë të tjera të argjendta e të bronzta janë siguruar këtë të shtunë nga xhudistët kosovarë në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Pejë.
Kuka theksoi se medaljet e fituara në vendlindje peshojnë më shumë, njofton Klankosova.tv.
“Kampionati Ballkanik në Pejë … Dominim i Kosoves. 8 të Arta e shumë medalje tjera të argjendta e bronzta!”, shkroi Kuka.
“Medaljet e fituara në vendlindje peshojnë më shumë! Kosova power”.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.