Trajneri i Kosovës në Xhudo, Driton Kuka ka publikuar listën me emrat e xhudistëve nga Kosova që do të jenë pjesë e Kampionatit Evropian për junior në Spanjë dhe Grand Prix që mbahet në Kroaci.
Akil Gjakova është ai që do të udhëtojë drejt Gadishullit Pirinej, njofton Klan Kosova.
Kurse në javën e ardhshme në Zagreb të Kroacisë do të garojnë edhe:
Fjolla Kelmendi 48 kg
Distria Krasniqi 52 kg
Kushtrim Gashi 73 kg
Akil Gjakova 73 kg
“Karvani i xhudos ecën drejt Tokios 4 vite sfida,punë,djersë me shpresë për suksese të reja!”, ka shkruar Kukan në llogarinë e tij në Facebook.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.