Derisa gjashtë vjeçarët luajnë me llucë, Candy Crush apo me letra Pokemoni, Anastasia Knyazeva është e zënë me karrierën si modele. Ajo për më tepër llogaritet si “vajza më e bukur në botë”.
Përveç që ka pasur një numër të madh të kampanjave ne vendin e saj, Rusinë, Anastasia e vogël, përfaqësohet edhe në “President Kids Management” dhe po ashtu në llogarinë e saj në Instagram që menaxhohet nga e ëma e saj, ka 529 mijë ndjekës, shkruan Yahoo, përcjellë Klan Kosova.
Ajo ia poston të bijës fotografitë në këtë platformë nga kampanjat e ndryshme por edhe fotografi të rasteve të ndryshme nga prapaskena.
Secila fotografi merr qindra komente duke e quajtur kukullën e re dhe për sytë e kaltër që ka.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.