Jemi në Kosaqë të Gjilanit, një fshat i qetë, në të cilin ka disa vite që qëndron kjo kullë e re nga pamja por mbledh rreth vetës histori të vjetra, rrëfime, emocione dhe krenari duke gërshetuar kështu jetën e atyre që hyjnë e dalin prej kullës së Bashkimit.
Nga Bujanofci, erdhi kryetari i OVL-së së UÇPMB-së, Bejtulla Bejtullahu i cili do na prezantoj detajisht këtë kullë.
Pamje tjetër, jashtëzakonisht të bukur u sjellim në katin e dytë, i cili krahas hapësirës ka edhe art në të.
Si mision dhe si emër kjo kullë ka bashkimin e personave që morën pjesë në luftën e fundit, që disa prej tyre tash e kanë të pamundur të kthehen në vendlindje, gjegjësisht në Bujanofc, e njëri prej tyre është vet Gjelbrim Halili.
Krenaria dhe historia qëndrojnë krah për krah këtu qw nga viti 2019, në këtë vend i cili me doemos duhet të vizitohet që të kuptohet edhe më mirë ajo çka ka ndodhur pak dekada më parë...
https://www.youtube.com/watch?v=3M9gk_cLKAI
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.