Krahas krenarisë, historisë, sakrificës sublime e gjithçka që dha familja Jashari, ne nuk u kujdesem për kujtimin tonë kolektiv.
Si shtyllë e historisë tonë, si një e kaluar që duhet të mburremi me të, cdo ditë këtu vijnë dhjeta qindra persona për të nderuar aktin e tyre, por ka edhe sot të tillë që shkruajnë emrin e tyre në këto kulla të shenjta!
Normalisht e sigurisht, nuk ka shpëtuar as pjesa tjetër e kompleksit.
Kullat edhe këtë storie e këtë ditë feste, mbesin nën mëshirën e fatit.
https://www.youtube.com/watch?v=gOReYrXQ0QY
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.