27.02.2023 · përditësuar para 1212 dite1 min lexim
Kulla e Ministerit përfaqëson një epokë të rëndësishme në historinë e qytetit të Pejës, e cila dikur i takonte Bejlerëve.
Për të ruajtur strukturat historike, që i japin karakter qyteteve, kjo kullë po i nënshtrohet ndërhyrjeve restauruese dhe konservuese.
“Ky është një projekt i rëndësishëm, duke theksuar rëndësinë e ndërtesave të vjetra për komunitetin, prandaj jemi të lumtur që po luajmë rolin tonë në ruajtjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.
Ndërhyrjet restauruese po bëhen në kuadër të programit "Trashëgimia Kulturore si nxitëse e dialogut ndërmjet komuniteteve dhe kohezionit social", bashkëpunim mes Ministrisë së Kulturës, Bashkimit Europian dhe UNDP-së.
●●●
LI
SHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.