Kulla e Pizës është e njohur në mbarë botën për pjerrtësinë e saj interesante, megjithatë sipas ekspertëve kjo nuk do të vazhdojë edhe për shumë kohë.
Grupi mbikëqyrës i kullës, i cili monitoron punët e restaurimit, ka deklaruar se objekti historik është stabil dhe në mënyrë të ngadaltë duke e ulur pjerrtësinë.
Monumenti mesjetar është drejtuar për katër centimetra përgjatë dy dekadave të fundit.
“Duket më e re për pothuajse dy shekuj” ka deklaruar profesori Salvatore Settis.
Në vitin 1990 ky vend turistik u mbyll për publikun për herë të parë pas 800 vjetësh pasi ekzistonte frika se ishte në prag të rrëzimit. Gjate kësaj kohë kulla ishte duke u lakuar për 4.5 cm nga forma vertikale.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.