Flavio Mato nga Tirana, i njohur me emrin artistik “Flavokado”, tregoi për emisionin Ora 7 në Klan Kosova se si nisi pasioni i tij me kuzhinën dhe postimin e recetave të shëndetshme në internet.
Siç tha, gjithë ideja e tij ishte që donte të bënte një lidhje me palestrën dhe ushqimin.
“Nisa të gatuaj ushqime shumë të thjeshta që nuk kishin një procedurë e teknikë gatimi të ndërlikuar. Avash-avash për mua nisi të dukej shumë interesante kuzhina dhe realisht arti i saj, dhe kështu fillova të eksperimentoj pak në kuzhinë”, deklaroi ai për Klan Kosova.
Për ta parë intervistën e plotë, klikoni në videon e mëposhtme:
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.