Lajmet e fundit

Lajmi e bëri të ditur vet Ahmeti në faqen e tifozëve kosovarë të Barcelonës, duke rikujtuar se Fejzullahu, kishte luajtur për Barcelonën gjatë periudhës 1982-1985, dhe kishte fituar Kupën e Mbretit: 1982–83, 1983–84, 1984–85, si dhe Kupën e Fituesve të Kupave: 1983–84 dhe 1984–85.
“Znj. Kaqusha tregoi histori interesante se si vëllai i saj Petriti kishte filluar karrierën në të njëjtin vit me Maradonën në Barcelonë (së bashku në foton e dytë), kuptohet Petriti në hendboll dhe Maradona në ‘jogo bonito’ dhe se që të dy ata kishin pasur një përvojë jo të mirë në aspektin shëndetësor, probleme me hepatitin në ditët e para blaugrane, si dhe për vizitat e saj në të hershme në Barcelonë dhe atmosferën e përjetuar në ndeshje para pak vitesh kundër AC Milan!”, shkroi Ahmeti.
Kryetifozi kosovar i Blaugrana, konfirmoi për Klankosova.tv se Fejzullahu tani 71 vjeçar, vazhdon të jetojë në Barcelonë,.