Të mërkurën është ndarë nga jeta aktorja e njohur me origjinë shqiptare Irini Pappas, në moshën 96-vjeçare. Aktorja ka ndërruar jetë herët në mëngjes, në shtëpinë e saj në Greqi.
Irene Leleku – Papas, ka luajtur role të ndryshme në 90 filma, ndërsa dy i ka pasur bashkë me aktorin e madh tashmë të ndjerë, Bekim Fehmiu.
Me të luajti në filmin, "Një fëmijë i quajtur Jezus", si edhe në serialin italian “Odisea”, Papas shqua në rolin e Penelope.

Gjatë xhirimeve të filmit legjendar “Odisea” në vitin 1968, në momente pushimi të dy aktorët kanë qenë duke biseduar në një gjuhë që nuk ishte e askujt tjetër nga trupa e filmit.
Gazetarët e kanë pyetur se cilin gjuhë flisnin dhe përgjigja e Papas ka qenë "flasim gjuhën e nënës, flasim gjuhën shqipe".

https://klankosova.tv/irene-papas-nuk-mund-ta-le-kete-bote-pa-thene-se-jam-shqiptare-foto/
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.