Big Brother VIP Kosova 4 është një nga edicionet më të zhurmshme i cili deri më tani ka prodhuar jo vetëm argëtim, por edhe polemika të forta që shpesh tejkaluan kornizat e një reality-show.
Që nga ditët e para, shtëpia u shndërrua në një arenë tensionesh, ku personalitetet e forta, egot dhe strategjitë individuale krijuan situata të nxehta, shpesh pikante dhe të papritura, raporton Klankosova.tv.
Miqësitë e shpallura me zë të lartë brenda shtëpisë më të madhe në vend u thyen brenda natës, duke zbuluar fytyrën strategjike të lojës si dhe duke prodhuar debate të ashpra që dominuan jo vetëm ekranin, por edhe rrjetet sociale.
Dashuria brenda mureve të shtëpisë më të madhe në vend
Shumë shpejt brenda shtëpisë lulëzoi dashuria.
Edi dhe Dolce shkëmbenin puthje e krijonin situata romantike bashkë, derisa
Benita dhe Toney ishin në një fazë njohjeje, megjithatë të dyja raportet u ftohën.
https://www.youtube.com/watch?v=4oZ2-Eoe3Ao&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Shkëmbimi i Dolces në Grande Fratello
Shkëmbimi i Dolces me formatin italian u pa si një lëvizje e fortë produksioni, që solli dinamika të reja dhe reagime të shumta. Ky moment hapi debate për ndikimin e jashtëm në lojë dhe ndryshoi balancat mes banorëve brenda shtëpisë.
Prishja e raporteve
Pas rikthimit të Dolces në BBVK, marrëdhënia e saj me Edin mori fund. Dyshja vendosi që rrugët e tyre t'i ndajnë, pasi akuzuan njëri-tjetrin për ftohje raportesh.
https://www.youtube.com/watch?v=FQsVq0JLOQA
Edhe Benita me Toneyn u distancuan pasi ky i fundit kuptoi që vajzën të cilën po mundonte ta njihte më shumë, kishe pasur pëlqim edhe për një tjetër banor.
https://www.youtube.com/watch?v=pGY_DjYyO_4&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Vizitat e prindërve dhe porositë e tyre
Një moment tronditës në shtëpinë më të madhe në vend, ishte vizita e babait të Toneyt, zotëri Ekremit. Ai paralajmëroi të birin të qëndronte larg Bias, e më shumë t’i afrohej Elijonës, gjë që trazoi ujërat brenda shtëpisë.
https://www.youtube.com/watch?v=vlrHluerrpE
Edhe takimi i Benitës me nënën e saj ishte po aq ndikues në lojën e banores. Ani pse nëna e luti Benitën ta linte lojën, këtë gjë Benita nuk e bëri.
https://www.youtube.com/watch?v=sZaOwyc_gdQ&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Përplasjet e forta
Debatet e ashpra, fyerjet dhe ngritja e toneve e bënë BBVK 4 një nga edicionet më të tensionuara. Përplasjet shpesh tejkaluan kufijtë e lojës, duke nxitur reagime të forta nga publiku dhe rrjetet sociale.
Ndër protagonistët kryesorë të këtyre përplasjeve ishin Alba, Fjolla, Labinot Rexha e Benita.
https://www.youtube.com/watch?v=OeUmbNDYYMA
https://www.youtube.com/watch?v=FcgCXvkd4Yw
https://www.youtube.com/watch?v=7K-UG70-kh8
https://www.youtube.com/watch?v=zDCXveiBSIc&t=95s
Zarfi i Zi
Në momentin që arriti në shtëpi, trazoi të gjithë banorët.
Ky Zarf i Zi zbarkoi në BBVK për shkak të sjelljes së patolerueshme dhe bullizuese të Labit, Albës, Benitës, Dolces dhe Shkurtës.
Si përfundim, të pesë këta banorë shkuan në nominim, derisa publiku vendosi që Shkurta ta ndërpriste ëndrrën për çmimin e madh.
https://www.youtube.com/watch?v=hN4njkPuqdQ
https://www.youtube.com/watch?v=FvCgUtUDJD4
Largimet nga BBVK
Eliminimet dhe largimet e papritura tronditën ekuilibrat brenda shtëpisë. Disa u panë si të padrejta, të tjera si të pashmangshme, por secila largim la pas debate, zhgënjim dhe riformatim të lojës.
Deri më tani janë larguar gjithsej pesë banorë,
Mentor Haziri dhe
Linda Rei me vetdëshirë, derisa
Getoari,
Nailiri, Ibro, Jasmin dhe
Shkurta u eliminuan nga publiku. /klankosova.tv