Jose Mourinho mund të ketë një reputacion prej një njeriu të fortë, madje të hekurt, por duket se ka situata kur edhe bosi i Chelseas gjunjëzohet nga fuqia e emocioneve.
Special One ka zbuluar se nuk pati mundur t’i ndal lotët kur tenisti skocez Andy Murray mposhti në finale të Wimbledon-it në 2013, rivalin e përhershëm, Novak Djokovic, duke i dhënë kështu fund periudhës 77 vjeçare prejse një britanik kishte fituar turneun më prestigjioz të tenisit.
“Më duhet ta pranoj se më rrodhën ca lot kur Andy fitoi Wimbledon-in”, tha Mourinho për Aegon Championships Tennis Podcast, transmeton
Goal.com, përcjellë Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.