Lulet e familjarëve janë të vetmet që u vendosën para pllakës përkujtimore, të tre dëshmorëve në Hereç të Gjakovës.
Në 24-vjetorin e rënies së Muhamet Zenunaj, Dinë Aliaj e Asllan Rexhepajt, këta ndihen krenarë për luftën e tyre, ndaj forcave serbe, njofton Klan Kosova.
Në rezistencën e fshatit ndaj serbëve u vranë 38 persona, më i riu tetëvjeçar.
Veç 10 vjeç më i madh se ky ishte dëshmori, Asllan Rexhepaj të cilit vëllai ia kujton planet që kishte si i ri. Një nga to ishte vazhdimi i studimeve në Kosovën e lirë.
Hereçi ishte vend nga ku duhet të kalonte armatimi i ushtarëve të UÇK-së, proces në të cilin ndihmuan edhe banorët e atyshëm.
https://www.youtube.com/watch?v=YQ6k6w331DE
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.