Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Armend Muja, kanë marrë pjesë në përurimin e objektit të ri të Ministrisë së Bujqësisë në pjesën veriore të vendit.
Në këtë objekt do të vendosen Drejtoria Rajonale e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Drejtoria Rajonale e Agjencisë Pyjore të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Me këtë rast, Kurti tha se hapja e kësaj zyre synon gjithëpërfshirje dhe barazi në ofrimin e shërbimeve.“Që të kemi një zyrë rajonale të ministrisë që, në një anë, ofron gjithëpërfshirje për të mos lënë askënd anash dhe ofron mundësi të barabarta”, tha ai.
Kurti u pyet nga mediat serbe se pse nuk ishte prezent edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Kurti deklaroi se kryetarët e komunave janë shtresa e lartë e qytetarëve. Kurti tha se “diskriminimit i ka ardhë fundi…I falënderoj të gjithë që kontribuuat që sot ta kemi këtë ditë, që ofron gjithpërfshirje”, u shpreh Kurti. Të pranishëm në këtë hapje ishin edhe ministrat Armend Muja, Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi si dhe, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.