Datë se kur mund të ndodhë nuk tha, por kryeministri Albin Kurti shfaqi bindje të forta se Greqia po shkon drejt njohjes së Republikës së Kosovës.
Si njeri që po kontribuon shumë në këtë aspekt, ai tha se është kryediplomati grek, Nikos Dendias, të cilin Kurti e quajti mik personal të tij.
“Që nga koha kur ne jemi në qeveri, Dendias ka vizituar vendin tonë tri herë dhe do të vijë për të katërtën herë së shpejti”, shtoi shefi i qeverisë.
Pos kësaj, Kurti “rrëfeu” për qëndrimin e tij disaditor, që e kishte në fillim të muajit korrik, në Athinë, në “Simpoziumin Symi”.
Thotë se aty ka takuar numër të madh të investitorëve potencialë në Kosovë, sepse sjellja e investimeve të huaja, sipas tij, mbetet detyrë e madhe për të si kryeministër.
Megjithatë, shumë nga takimet me ta thotë se i mbajti sekret, për arsye se, siç thotë, armiqtë e shtetit mund të ndërhyjnë dhe të prishin punë.
“Gjithë ato takime nuk mund t’i bëj publike me tupan e vuvuzela, sepse kjo nuk është mënyrë e duhur.”
Greqia, Sllovakia, Spanja, Qipro dhe Rumania janë pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, që ka 27 anëtarë, që nuk e njohin mëvetësinë e Kosovës.
https://www.youtube.com/watch?v=ZbsJ0Oh-Cy0
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.