Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, kanë vizituar rrugën e asfaltuar në hyrje të Dragashit dhe kanë takuar kryetarin e Komunës, Bexhet Xheladini, dhe zyrtarin komunal për komunitete dhe kthim, Uzair Hamza.
Pas vizitës dhe inspektimit të punëve aty, kryeministri Albin Kurti vizitoi Komunën e Dragashit ku takoi kryesuesin e Asamblesë Komunale, Uran Halimi, dhe përfaqësues tjerë të komunës, raporton Klan Kosova.
Nga atje Kurti tha se Dragashi ka nevojë për më shumë investime andaj sic tha po përpiqen që të bëjnë sa më shumë për infrastrukturën.
Para se të shkojë në Dragash, Kurti ishte edhe në Ferizaj, ku vendosi gurëthemelin e një shtëpie për një familje gorane.
https://www.youtube.com/watch?v=DxT3V_jHHgU
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.