Ua bëri përhajr korrjeve të sivjetme. Për më tepër, kryeministri Albin Kurti, e përjetoi edhe vetë këtë ndjenjë të dielën, duke hipur në një kombajnë në Sopijë të Suharekës, proces që e quajti punë e djersë të bujqve.
Kjo formë vizite tashmë është bërë traditë e kryeministrave kosovarë.
Njësoj si Kurti, edhe Avdullah Hoti e Ramush Haradinajn i kishin shoqëruar ngasësit e këtij mjeti në nisjen e të korrave.
Më të guximshëm se këta kishin qenë dy paraardhës të tyre. Isa Mustafës megjithatë i ishte nevojitur ndihmë, kurse Hashim Thaçi mbledhjen e bereqetit e pati shfrytëzuar edhe për fushatë zgjedhore, duke vendosur sloganin "Misioni i Ri".
Por asnjëri nga këta liderë nuk ishte kujdesur për dukjen si ish-presidenti Ibrahim Rugova që është nismëtari i kësaj tradite.
Ndryshe nga Kurti, këtë të diel, ministri i tij i Bujqësisë, Faton Peci, i hipi vetë kombajnës.
Në këso cilësie diku kishte vepruar edhe tashmë opozitari Memli Krasniqi. Kurse bashkëpartiakja e këtij të fundit në PDK, Ganimete Musliu, ironizoi me shefin e qeverisë, duke drejtuar një traktor të cilin banorët e fshatrave të Skënderajt e shfrytëzojnë për të bartur ujë.
https://www.youtube.com/watch?v=NSbRCbaNhz4
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.