Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të shtunën në kuadër të Konferencën e Sigurisë në Mynihm zhvilloi një takim me Kancelarin Gjermane, Olaf Scholz .
Temë diskutimi ishte përballjen e ardhshëm mes palës kosovare e serbe, anash nuk u la as propozimi për marrëveshje mes shteteve.
“U fol edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për përgatitjet për takimin e radhës në Bruksel, si dhe për propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve, të pranuar tashmë si bazë e mirë për diskutime të mëtejme dhe kornizë solide për të ecur përpara”, deklaruan nga qeveria, transmeton Klan Kosova.
Takim parapërgaditor për dialog pati edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Vec ky nga kryediplomati evropian, Josep Borrell, pranoi edhe qortime, ndonëse jo për Kosovën por për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Dy liderët, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidentit i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u thirrën për takim më 27 shkurt në Bruksel.
https://www.youtube.com/watch?v=YM997DmThdo
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.