Kryeministri Albin Kurti ka falënderuar shtetin gjerman, pasi sot Këshilli Federal miratoi kërkesën për njohje të patentë shoferëve nga Kosova në të gjithë territorin gjerman.
“Lajm i mirë për qytetarët tanë në Gjermani. Sot Këshilli Federal Gjerman votoi pro njohjes së patentë shoferëve kosovarë, duke treguar besimin e tij të plotë tek autoriteti kompetent i Kosovës. Shumë faleminderit!”, ka shkruar Kurti në Twitter, transmeton Klankosova.tv.
https://twitter.com/albinkurti/status/1492157317005160454?s=25&fbclid=IwAR1K5fK4ycfr35WcKtkn1nBP8VMCSviQzoEwY80ivf9JQOJ88xyt-D3q-Zo
Njohja e patentëshoferëve u përshëndet edhe nga presidentja Vjosa Osmani dhe shumë politikanë tjerë në vend.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.