Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një prononcim për media nga Brukseli ka bërë të ditur se në takimin që ka pasur me zyrtarë ka diskutuar ka kërkuar bashkëpunim për vaksinat kundër COVID-19.
Kurti mes tjerash thotë se ka folur edhe për ekonominë, njofton Klan Kosova
“Tashmë e dimë që do e kemi ardhjen e 95 mijë vaksinave të reja në maj dhe neve na nevojiten më shumë se kaq, dhe me partnerët po diskutojmë se si ti marrim më shpejtë vaksinat që të mund t’i kthejmë më vonë ato për shkak se jo vetëm për shëndetin publik të vendit tonë por edhe për ekonominë private është e domosdoshme ardhja e mërgatës gjatë verës, meqenëse jemi aq shumë të varur nga ta".
"Pra edhe për shëndetin e dhe për ekonominë. Këtë e kam diskutuar edhe me kryeministrin belg dhe zyrtarët tjerë”, ka thënë Kurti.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.