Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe në varrezat e fshatrave Marec e Makoc të Prishtinës me rastin e rënies heroike të 27 dëshmorëve të UÇK-së në këtë zonë, 16 martirëve e 115 civilëve të masakruar nga forcat serbe.
Me këtë rast, i pari i ekzekutivit kërkoi nga prokuroria e shtetit që të bëjë një raport ose të paktën sipas tij, do të duhej,që të bënte publike arritjet e këtij institucioni në sjelljen para drejtësisë e dënimin në mungesë të kriminelëve serbë të cilët kryen krime e gjenocid në Kosovë gjatë luftës së fundit.
Familjarët e të rënëve kërkuan nga Kurti angazhim për gjetjen e personave të zhdukur e pasqyrimin përmes dokumentarëve të luftës së fundit në Kosovë.
https://www.youtube.com/watch?v=Z_83ttwa6Lk
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.