Prej 18 gushtit të 2022, Albin Kurti e Aleksandër Vuçiq nuk u panë më bashkë në kuadër të dialogut. E kjo po e habitë të parin e ekzekutivit që thotë se ende s’ka datë nga Brukseli për takim të radhës.
“Me 18 gusht jemi marrë vesh që të kemi takime për çdo muaj, tash që po bëhen katër muaj (nga propozimi i BE-së për dialogun) e kemi pasur veç një takim. Unë kam pritur se do të ketë intensitet dhe dinamikë shumë më të lartë nga 18 gushti dhe 9 shtatori i vitit të kaluar”, deklaroi Kurti.
Kurse për marrëveshjen finale thotë se ka nevojë për trysni shtesë ndaj Beogradit.
“Besoj se kjo është e mundur, pasi besoj në fuqinë e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh kryeministri.
Kurse pretendimet e presidentit serb për ç‘njohjet i hedh krejtësisht poshtë. Ndërkohë që foli edhe për kërkesën e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq për themelimin e Asociacionit.
“Unë pajtohem shumë dhe e konsideroj politikan shembull, por kjo nuk do të thotë se tash kryeministri me ministrin Rashiq pajtohet për gjithçka për tërë kohën dhe plotësisht”, tha tutje ai.
Tutje, tha se është Serbia ajo që e ka shkelur ujdinë e 2013-ës, ku përfshihet edhe krijimi i AKS-së, me dërgimin e letrave kundër pranimit të aplikimit të Kosovës në BE.
https://www.youtube.com/watch?v=MmjfqQUH1ro
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.