Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë i mblodhi strukturat udhëheqëse të partisë nga i gjithë territori i Kosovës.
Në fillim të takimit, kreu i VV-së i njoftoi të zgjedhurit e 25 shtatorit se i pret një punë e madhe.
Një hapësirë të madhe në VV-së përveç të rinjve do të ketë edhe gjinia femërore, njofton Klan Kosova.
Por, që kjo të ndodh, kryetarja e grave në partinë më të madhe në vend e ka një kërkesë.
Kur u mbyll pjesa e rezervuar për publikun, Kurti u kujdes që të pranishmit t'i qerasë me kafe.
Më pas, takimi i Lëvizjes Vetëvendosje me drejtues të qendrave dhe organizatave të grave dhe rinisë vazhdoi me dyer të mbyllura.
https://www.youtube.com/watch?v=TkRSHvJ-qZw
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.