Në Pejë, u mblodhën të shtunën kryetarët e komunave të Kosovës.
Të prirë nga kryeministri Albin Kurti me vartësit e tij, për më shumë se dy orë u diskutuan problemet e komunave, njofton Klan Kosova.
Performanca buxhetore të komunave, projektet kapitale e strategjia për menaxhimin edhe kontrollimin e qenve pa pronar, ishin disa nga temat që u trajtuan.
Në këtë mbledhi kryeministri i deklaroi para kryetarëve se ka rritur në 15 përqind përkrahjen monetare për komunat.
Takimi u mirëprit nga komunarët të cilët thonë se në këtë formë rritet bashkëpunimi qeveri-komuna.
https://www.youtube.com/watch?v=kaRLmUFUD7g
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.