Listën e grevistëve nga komunat nuk e mori, prandaj për ta qeveria nuk procedoi fare rrogat e gushtit.
Fajin për këtë ekzekutivi po e gjuan tek udhëheqja komunale me të cilën kryeministri Albin Kurti u tregua i ashpër të shtunën.
Megjithatë, shefi i kuletës së shtetit, Hekuran Murati, tha se për shkak të situatës së rëndë ekonomike e shohin të domosdoshme të procedojnë me listat.
Qeveria të shtunën prezantoi pakon që parasheh nga 50 euro për katër muaj për zyrtarët publikë. Megjithatë, shefi i qeverisë i quajti përsëri absurde kërkesat e grevistëve, ndër të cilat është edhe ajo për 100 euro deri në Ligjin për Paga.
Ky kërkoi që mësimi të nisë të hënën, derisa bojkotin e quajti papërgjegjësi totale.
https://www.youtube.com/watch?v=3hVNaRbXQ-k
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.