Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka mirëpritur arrestimin e Stefan Radulloviq, i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, që kishte ndodhur në shtator të vitit 2023.
Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti e ka cilësuar këtë veprim si një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë për rastin, raporton Klankosova.tv.
“Gjithashtu mirëpresim arrestimin e Stefan Radulloviq, i lidhur me sulmin terrorist paramilitar në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023, që kishte për qëllim aneksimin e veriut të vendit tonë dhe ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, heroi Afrim Bunjaku. Ky është një hap përpara dhe drejtësia bëhet e plotë vetëm kur bashkëpunëtori... dhe kryeterroristi Milan Radoiçiq dhe grupi i tij në tërësi vihen para drejtësisë në Republikën e Kosovës”, deklaroi mese tjerash Kurti. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/arrestohet-nje-i-dyshuar-per-perfshirje-ne-sulmin-terrorist-ne-banjske-1/