Kur ishte në opozitë, kryeministri Albin Kurti, bënte deklarime të shpeshta për Bashkimin Kombëtar, pra bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë.
Por kur ndërroi status, ndryshoi gjithçka.
Albin Kurti si kryeministër nuk u mor më me këtë punë, e njëjtë po vepron edhe si kandidat për shef qeverie edhe për një mandat.
Jo që nuk punoi në drejtim të bashkimit, por Kurti veç i kontribuoi prishjes së raporteve me Shqipërinë. Bile, para dy vjetësh edhe nuk e kishte takuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
E krejt kjo sipas analistit, Jeton Halimi i konvenon vendeve jo mike të Kosovës.
Por, si Bashkimin Kombëtar, Kurti nuk harroi flamurin kuq e zi në emër të të cilit po i kërkon votat.
Ndiqni detajet në kronikën e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=d82Hf48mGWw
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.