Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar Kuvendit të Kosovës, ku ka folur për zhvillimet politike dhe mundësinë e zgjedhjeve të reja parlamentare, që duket se nuk i ka në qejf në këtë pikë.
Kurti tha se vendi s’ka nevojë për zgjedhje të tjera, e as për vonesa e bllokada, raporton Klankosova.tv
“Nuk e kemi lluksin e vonesës, bllokadës dhe nuk kemi nevojë për zgjedhje të reja, të sërishme, si ikje nga përgjegjësia që na takon. Kosovën, institucionet e saj legjitime, me vullnet të shprehur rishtazi e qartësisht nga qytetarët, duhet ta lënë të punojë. Ka pasur mjaftueshëm zgjedhje e rizgjedhje, e qytetarët kanë folur mjaftueshëm. Tani na duhet të punojnë, e jo të kemi bllokada të reja. Bllokadat, grackat, kleçkat, taktikat, nuk janë mendësi e zhvillimit, por e ngecjes.” /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/koha-kur-kurti-thoshte-se-me-4-mars-duhet-te-zgjidhet-presidenti-ose-shpallen-zgjedhjet/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.