Buzëqeshja s’iu hoq nga fytyra gjatë momentit që e cilësoi historik për popullin e shtetit të tij.
Në duar, kryeministri Albin Kurti, pati aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që në Pragë ia dorëzoi presidencës çeke të Unionit.
Për fundin e procesit që po nisë për Kosovën, ky dha një afat.
“Që nga Finlanda e Suedia që është dashur tri vjet, deri te Malta e Qipro që i është dashur 14 vjet. Një mesatare prej nëntë vjetësh është reale për Republikën e Kosovës”, tha Kurti.
Pengesë në këtë rrugë, ai nuk sheh pesëshen e BE-së, që se njohin shtetin që u bë më 17 shkurt 2008.
Nëse në përkrahjen e tyre jo, Kosova mund të llogaritë në atë të nikoqirit.
https://www.youtube.com/watch?v=CY2fqWwLV_4
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.