Nga takimi i gjatë në Ohër më 18 mars, kishte dhënë një propozim.
Kryeministri Albin Kurti, tha të martën se për temën e nxehtë të Asociacionit të Komunave Serbe, ishte gati të përvjelë mëngët e të nisë vetë hartimin e tij.
Por kjo sipas tij, iu pamundësua meqë ishte pjesë e ujdive të mëhershme mes palëve, njofton Klan Kosova.
Për "Zajednicën" mbase mund të flitet edhe në takimin e radhës mes shefit të qeverisë kosovare dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, më 2 maj në Bruskel.
Por Kurti mohon se aty do diskutohet për një riorganizim të zgjedhjeve në veri me pjesëmarrjen edhe të Listës Serbe. Sipas të parit të ekzekutivit kjo është çështje e brendshme e Republikës.
I pari i ekzekutivit, theksoi se i mbetet Bashkimit Evropian si ndërmjetës, që të caktojë agjendën e këtij takimi. Derisa përfaqësuesin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ai do ta takojë këtë fundjavë në një konferencë ndërkombëtare.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=k5p4lemPyIY
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.