Me kërkesë të Albin Kurtit u thirr seancë e jashtëzakonshme, meqë kryeministri po do që t’ua paraqesë planin e tij qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Para deputetëve ai tha se kanë prioritet luftimin e pandemisë, dhe gjallërimin ekonomik pas saj.
Veç sigurimit të 216 mijë vaksinave deri në fund të majit, Kurti nuk tha se kur do t’i blejnë vaksinat e para me pare të veta, njofton Klan Kosova.
E në aspektin social, kryeministri premtoi se nuk do ketë varfëri ekstreme, e paga minimale 250 euro, si dhe shtesa për fëmijë, por do merret edhe me dialogun me Serbinë.
Por, Kurti gjeti kritika të forta nga ish pushtetarët, ku nga PDK e quajtën këtë plan më të dobëtin ndonjëherë.
Se nuk ka të dhëna, data, e shifra specifike, programi i Kurtit u kritikua edhe nga LDK.
Megjithatë, shefi i ekzekutivit, tha se kritikat e opozitës janë të nevojshme për përmirësim të politikave.
https://www.youtube.com/watch?v=6RFkzzcUhRo&t=41s
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.