Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar se do të përpiqet ta takojë edhe kryetarin e PDK-së Bedri Hamzën, për të diskutuar rreth çështjes së zgjedhjes së Presidentit të ri.
Këtë ai e tha në një prononcim për media pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
"Do të përpiqem që të takohem edhe me kryetarin e PDK-së Bedri Hamza, për shkak se Presidenti nuk do të jetë vetëm i një partie, por as i dy partive, por është shprehje e unitetit popullor", deklaroi ai.
“Partia Demokratike e Kosovës nuk ka nxjerr emra përpara nesh, vetëm ka kërkuar që ne t’i besojmë në mënyrë absolute dhe të verbër, që dy kandidatë të jenë të PDK-së. Uroj që në komunikimet dhe takimet në vijim me kreun e PDK-së, kjo të ndryshojë sepse nuk mund të ketë marrëveshje politike për presidentin përderisa nuk e thua asnjë emër”, theksoi kryeminstri.
Kurti nuk tha detaje se kur do të mund të mbahet takimi me të parin e Partisë Demokratike.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.